Pas humbjes së logos dhe vulës së PD, disa prej figurave kryesore të grupimit politik të drejtuar nga Basha kanë vendosur të largohen prej tij e të krijojnë një parti të re.

Mësohet se sekretari i përgjithshëm Enkelejd Alibeaj, nënkryetari Roland Bejko, sekretari për çështjet zgjedhore Rezart Kthupi, anëtari I kryesisë Edvin Kulluri e disa të tjerë kanë vendosur të largohen nga grupimi i Bashës e të krijojnë një parti të re.

Ky grup politikanësh ia ka bërë të qartë Bashës qëndrimin e tij në mbledhjet e kryesisë e kolegjit të kryetarëve  disa ditë më parë dhe tashmë duket se po ecin drejt zyrtarizimit të partisë.

Rrugëtimi politik i tyre duket se është ndarë plotësisht nga ai i Lulzim Bashës. Javën e kaluar ata nuk morën pjesë në asnjë nga takimet e organizuara nga Basha dhe e kanë vendosur të mos bëhen me pjesë e asnjë aktiviteti politik të tij.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Gjatë këtyre ditëve pritet edhe zyrtarizimi i partisë së re që do të krijojë Alibeaj dhe demokratët që deri dje ishin me Bashën./vizionplus.tv