Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, i ka dërguar një letër kreut të Vetëvendosjes, Albin Kurti.

Në letër theksohet marrëveshja e arritur mes dy vendeve së fundmi si dhe vendimin e Prishtinës për të vendosur ambasadën e Kosovës në Jerusalem, shkruan Lajmi.

Po kështu, Netanyahu thekson se do ishte i lumtur që të mirëpriste Albin Kurtin në përurimin e Ambasadës së Kosovës në Jerusalem.

“E vlerësoj si shumë të rëndësishëm vendimin e Kosovës për të hapur Ambasadën në Jerusalem dhe iu pres në Izrael për  inaugurimin e saj.” – shkruan ndër të tjera Netanyahu në letrën dërguar Kurtit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";