Për të shkuar deri në arrestimin e deputetit socialist Alqi Bllako fillimisht mblidhet Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin.
Seanca e parë do të zhvillohet të mërkurën në orën 6 të pasdites.
Pak orë para mbledhjes se keshillit, kryetari i grupit parlamentar të socialistëve Taulant Balla deklaroi se PS nuk do te jete asnjehere zyra e avokatise per asnje qe kerkohet nga drejtesia.
Unë nuk jam i gëzuar për askënd që kërkohet një masë sigurie me arrest me burg. Në aspektin njerëzor, në aspektin e të qenurit të faktit të kolegut te kuvendit te Shqipërisë nga cilido krah qoftë, nga secili krah qoftë personi apo kolegu. Kështu që në aspektin njerëzor, përgjigja e pyetjes tuaj; s’jam i gëzuar. Por ka një aspekt tjetër, për te cilën biem të gjithë dakord, që forca udhëheqëse e PS ka çuar përpara reformën ne drejtësi, gjithmonë ka patur si objektiv arritjen e një momenti që drejtësia të funksionojë dhe të vendoset para drejtësisë gjithkush pa asnjë dallim nga cili krah politik ai vjen.Do vazhdojmë të punojmë në këtë drejtim të palëkundur për të thelluar më tej efektet e reformës në drejtësi.Po ashtu, një gjë duhet te jetë e qartë për të gjithë dhe për këdo, pikë së pari brenda PS.PSSH ka vendosur një vijë të kuqe, me këdo, sapo ndaj një përfaqësuesi te PS drejtësia kërkon ose vendosë një masë sigurie ose sjell në kuvend një kërkese për hetime apo për çështje të tjera. Natyrshëm që vija e kuqe është që PS nuk është mburojë për askënd. Në këtë këndvështrim kjo duhet të jetë një vije e kuqe për këdo dhe ne do vazhdojmë te mbajmë këtë qëndrim që kemi mbajtur në mënyrë konsenguente, gjithmonë që jemi vendosur para një situate të tillë. Sepse është shumë e rëndësishme që standardi i vendosur nga PS, të vazhdojë.
Ne keshillin e mandateve ku deputete e socialiste dhe demokrate qe do te njihet me kërkesën e SPAK që dyshon se gjatë kohës që Alqi Bllako ka ushtruar detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Mjedisit, është i përfshirë në aferën e inceneratorit të Fierit, vete Alqi Bllako ka te drejten e mborjtjes.
Pasi mbyllet i gjithë procesi i shqyrtimit të kërkesës së SPAK dhe dëgjohet edhe mbrojtja e Alqi Bllakos, Këshilli i Mandateve ka dy javë kohë për të nxjerrë raportin.
Ky i fundit dërgohet për votë në parlament, i cili vendos për heqjen ose jo të imuntetit të deputetit. Në rast të heqjes, i hapet rruga arrestimit të Alqi Bllakos nga SPAK.
Pas kërkesës së Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, kryeministri Edi Rama mbledh ministrat me të cilët diskutoi mbi zhvillimet e fundit. Ndërsa vetë Alqi Bllako nuk ka bërë asnjë reagim për lënie të mandatit të deputetit.
Pas disa detyrave në disa institucione shtetërore, Alqi Bllako u zgjodh deputet në parlamentaret e 25 Prillit të një viti më parë.
Ai ishte i 17 në listën për qarkun e Tiranës. Në rast të heqjes së mandatit, karrigja e deputetit i kalon Pandeli Majkos, ish Ministrit të Diasporës.