“Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit” do të zhvillojë protestën e radhës para bashkisë s ë Tioranës. Protesta është thirrur ditën e nesërme, 28 qershor, në orën 10:00.

Policia e Shtetit njofton se ka marrë masa organizative dhe operacionale për garantimin e rendit publik dhe sigurisë gjatë tubimit.

Policia e Shtetit njofton se, nesër, prej orës 09:30 e në vijim, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve, në bulevardin kryesor pranë Bashkisë së Tiranës.

Për këtë arsye sugjerohet përdorimi i  rrugëve alternative, deri në përfundim të tubimit, si Unaza e Mesme dhe Unaza e Madhe.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Policia gjithashtu u bën thirrje protestuesve që të distancohen nga çdo akt dhune./vizionplus.tv