
Nga nesër në aeroportin e Kukësit “Zayed Flatrat e Veriut’ nisin zyrtarisht fluturimet ndërkombëtare.
Autoritetet thonë se janë marrë të gjitha masat teknike që I gjithe procesi të jetë i suksessëm. Synim sipas tyre,mbetet tërheqja e sa më shumë linjave ajrore nga jashtë vendit.
ALTIN PROGONATI
AdvertisementDREJTOR I AEROPORTIT TË KUKËSIT
Jane marre te gjitha masat qe fluturimi jone te jete mese i suksesshem ashtu sic i ka hije nje fluturimi nderkombetar nga nje aeroport qe sybin te vendos nje emer prestigjoz tek aviacioni autoritetit civil.
Sa i takon stafit teknik, Progonati thotë se është plotësuar dhe pjesa më e madhe e të punësuarve janë nga qyteti i Kukësit.
Jemi ne 90% te stafit. Te gjithe jane nga Kukesi me perjashtim te nje grupi specialistesh nga aeroporti i Tiranes.
Avioni i parë në aeroportin e Kukësit u ul në 18 prill, vetëm pak ditë para mbylljes së fushatës së zgjedhjeve të 25 prillit. Pritet që në këtë aeroport çmimet e biletave të jenë më të lira se në aeroportin Nënë Tereza në Rinas.