Nesër mbyllen aplikimet e fermerëve, ministria e Bujqësisë: Interes i lartë për të përfituar fonde

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Nesër mbyllen aplikimet e fermerëve, ministria e Bujqësisë: Interes i lartë për të përfituar fonde

Kur aplikimet për fondin prej 3.3 mld lekësh të vënë në dispozicion nga qeveria janë në orët e fundit, rreth 67 mijë fermerë kanë shfaqur interes për Skemën Kombëtare.

Ministria e Bujqësisë pret që deri në mesnatën e të premtes, kjo shifër të tejkalojë edhe 70 mijë aplikime, duke garantuar se të gjithë do të mbështeten financiarisht, duke kërkuar edhe shtesa buxheti nga qeveria.

“Sipas trendit që mbaron nesër në mesnatë, sipas parashikimeve tona do të shkojë deri në 70 mijë ose edhe mund ta tejkalojë sepse mund t’i kenë lënë aplikimet për orët e fundit. Mendoj që buxheti do të jetë në ato kuota që fermerët të gjithë të përfitojnë. Ne çdo ditë në qeveri bëjm,ë vetëm kërkesë, mendoj që qeveria si gjithmonë do të japë mbështetje, mirëkuptim dhe nuk ka diskutim që edhe buxheti i vitit të kaluar do të jetë edhe për këtë vit”, tha Dhimitër Kote, zëvendës ministër i bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Pas thirrjes së vazhdueshme të Ministrisë së Bujqësisë për t’u bashkuar për të përfituar të gjithë nga skema, deri tani janë krijuar 300 grupime fermerësh.

Advertisement

“Risi është që për skemën që thamë ne për grupimet janë rreth 300 grupime të bëra nga serat, blegtoria e imët, bletaria dhe nga gjedhi dhe nga bashkimi i fermerëve me naftë,. Fermerët që ishin nën kufirin 1 hektarësh për naftë, kanë pasur mundësi të bashkohen,. Fermerët nën 10 lopë janë bashkuar, fermerët me sipërfaqe serash më pak se 1 hektarë, janë bashkuar. Grupimi më I madh është te serat, 230 – 240 janë grupime fermerësh që kanë nga 3, 5 dhe 7 dynym dhe janë bashkuar në 1 hektarë. Këta do të jenë të parët që për çdolloj situate do të kenë privilegjin e marrjes së mbështetjes, të gjithë do të marrin mbështetje, por këta do të jenë të parët”, tha Kote.

Pas mbylljes së aplikimeve, do të verifikohet çdo dosje e dorëzuar dhe në rast mungese të dokumentacionit, fermerët do të kenë 15 ditë afat për ta plotësuar atë. Më pas do të nisë verifikimi në terren dhe qëllimi i Ministrisë së Bujqësisë është që kjo fazë të mbyllet sa më shpejt që fermerët të marrin mbështetjen në kohën e duhur. /vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy