Nesër mbledhja e dy qeverive/ Shqipëria dhe Kosova do firmosin 6 marrëveshje

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Nesër mbledhja e dy qeverive/ Shqipëria dhe Kosova do firmosin 6 marrëveshje

Në të shtatën mbledhje të dy qeverive të Tiranës dhe Prishtinës, nga 16 marrëveshjet që do të nënshkruhen të premten në Elbasan, kryesisht përfitues do të jenë qytetarët në të dyja vendet.

 

Pasi lejet e qëndrimit dhe të punës do të jenë me afat 5 vjeçar dhe kontributet shoqërore do të njihen në të dyja anët e kufirit, kategoria tjetër që do të përfitojë është e studentëve.

 

Advertisement

ODETA BARBULLUSHI

KESHILLTARE E KRYEMINISTRIT

 

Marrëveshja mes dy ministrive të arsimit për një procedurë shumë specifike që lidhet me njohjen e ndërsjellët të diplomave të arsimit të lartë, sepse heq procedurën burokratike të kërkesë së një e-mail, të një shkrese të veçantë që shpesh here merrte shume muaj dhe u kthente ne një kosto për qytetarët që kërkonin një vend pune.

Advertisement

 

Po në funksion të lëvizshmërisë së qytetarëve, pika e kalimit kufitar Shishtavec-Dragash do të bëhet edhe doganore.

 

ODETA BARBULLUSHI

Advertisement

KESHILLTARE E KRYEMINISTRIT

 

Nuk e kufizon më te kalimi i qytetarëve vetëm të Kosovës dhe Shqipërisë, por edhe kushdo tjetër duke krijuar një mundësi për turizëm të asaj zone që është mjaft e bukur si zonë kufitare.

 

Advertisement

Këtë herë angazhimi i dy kryeministrave Edi Ramës dhe Albin Kurtit është të bëjnë një bilanc të 84 marrëveshjeve të firmosura deri më tani, për të kuptuar në cilat raste arsyet financiare dhe burokratike janë bërë pengesë për mos-realizimin e disave prej tyre.

 

ODETA BARBULLUSHI

KESHILLTARE E KRYEMINISTRIT

Advertisement

 

Të dy kryeministrat kanë vendosur për krijimin e një sekretariati të përbashkët që do të ketë fokus kryesor ndjekjen, monitorimin, raportimin e problematikave dhe lehtësimin e çdo pengese e procedure në zbatimin e marrëveshjeve.

 

Dhe ky sekretariat do të drejtohet nga Gentian Sala, ish-drejtuesi i AMA-s.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy