Nesër mbahet mbledhja e Këshilllit Europian, ku pritet të merret vendim për hapjen ose jo të Konferencës së Parë Ndërqeveritare mes BE dhe Shqipërisë. Për ish-zëvendës ministrin e Integrimit, Gentian Elezi, nuk ka më arsye pse për vendin tonë të shtyhet vendimmarrja.

 

Por, gjatë intervistës në edicionin qendror të lajmeve në “Vizion Plus”, ai shtoi se pengesë mund të bëhet mosmarrëveshja midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Nesër nuk do të ketë ndonjë zhvillim. Palët thjesht do të shkëmbejnë pikëpamjet e tyre, por mbetet ende ngërçi i Maqedonisë së Veriut me Bullgarinë. Nuk duket se do të ketë një datë për Konferencën e Parë Ndërqeveritare në këtë mbledhje. Kemi që në vitin 2018 që kemi marrë rekomandimin pozitiv nga Komisioni Evropian dhe vendet anëtare e kanë shtyrë, tani nuk ka asnjë justifikim dhe asnjë arsye përsa i përket Shqipërisë”, tha ai, përballë gazetarit Aleksandër Furxhi.

 

Nëse edhe nesër nuk merret një vendim, Gentian Elezi sqaroi se çështja ridiskutohet në shtator. Sipas tij, edhe fakti që Bullgaria do të mbajë shumë shpejt zgjedhjet mund të përbëjë pengesë për hapjen e negociatave sepse raste të tjera kanë treguar se para zgjedhjeve, vendet hezitojnë për zgjerimin.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";