Teuta po kryen përgatitjet e fundit në pragë të sfidës ndaj Sherif Tiraspol. Skuadra e drejtuar nga Edi Martini vjen e kompletuar në këtë sfidë edhe pse tekniku shkodran vlerësoi kundërshtarin si favortë për ta fituar ndeshjen.
EDI MARTINI -TRAJNER I TEUTËS
“Normalisht që në letër janë më mirë se ne, kanë buxhet shumë herë më të lartë se ne. Jemi në një pikë që pavarësisht se nuk jemi të favorizuar, mund të arrijmë më të mirën.”
Advertisement
Martini foli dhe për lojtarët e rinj në skuadër të cilët sipas tij janë përshtatur mirë.
EDI MARTINI – TRAJNER I TEUTËS.
Advertisement”Lojtarët që vijnë nga kombëtarja kanë treguar se përshtaten shpejt. Kallaku është një lojtar që deri vjet ka qenë i joni, kështu që nuk është ndonjë problem i madh, pasi 80 për qind e ekipit është po ai.”
I pranishëm në konferencën për shtyp ishte dhe kapiteni i skuadrës Renato Arapi i cili tregoi atmosferën pozitive që grupi ka.
RENATO ARAPI- KAPITEN I TEUTËS
“Them se jemi përgatitur mirë. Kundërshtarin e kemi analizuar dhe parë në ndeshjet e saj. Kemi punuar shumë dhe në stërvitje dhe mendoj se jemi gati.”
Dueli Teuta-Sherif Tiraspol do të luhet nesër në orën 19 :00 në stadimin Niko Dovana të Durrësit.