Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 29-vjecar të cilit iu gjeten doza kokaine për shitje si dhe pistolete

Forcat e rendit kishin të dhëna se një shtetas qarkullonte me armë zjarri pa leje dhe ushtronte veprimtarinë kriminale të shpërndarjes së drogave të forta. Për këtë arsye u finalizua operacioni policor i koduar “Nënkalimi”.

U arrestua në flagrancë Sh. H., 29 vjeç, banues në Maminas, Durrës, i dënuar më parë në Gjermani, për trafikim të lëndëve narkotike.

Në vendin e quajtur “Ura e Dajlanit”, shërbimet e Policisë kanë ndaluar mjetin tip “Volksëagen” me të cilën ai lëvizte dhe gjatë kontrollit Policia gjeti një armë zjarri, 1 krehër me 6 fishekë, lëndë narkotike të dyshuar kokainë dhe tre aparate celular, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me automjetin tip “Volksëagen”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";