Familjarët e 31-vjeçares Elisabeta Lamaj nga Mallakastra që humbi jetën teksa sillte në jetë fëmijën e saj të dytë, janë mbledhur sot para prokurorisë së Fierit.
Ata kërkojnë përgjigje lidhur me vdekjen e të resë.
Advertisement
Ngjarja e rëndë ndodhi më 2 prill pranë maternitetit të Fierit, ku Elisabeta Lamaj ndërroi jetë në sallën e operacionit, pasi solli në jetë vajzën e saj të dytë.
Bashkëshorti, Leonard Lamaj, u shpreh se ndonëse kanë kaluar shumë ditë, ende nuk është marrë në pyetje nga prokuroria.
Advertisement
Ndërsa kërkoi që t’i jepet një përgjigje mbi arsyet e vdekjes së gruas së tij.