Nëna e peshëngritësit Pirro Dhima u gjet sot e pajetë në banesën e saj. Për këtë rast, ka reaguar bamirësi Ilir Hoxholli, i cili i është drejtuar me një mesazh atletit.

 

Hoxholli i shkruan Pirro Dhimës se edhe pse e ka mohuar gjithnjë kombësinë, duke u deklaruar grek, të paktën, të ëmën nuk duhet ta kishte harruar, pasi ishte ajo që e bëri “kampion”.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Hej “Kampion” nena ajo qe te rriti, vdiq, e gjeten komshinjte. Sot eshte dita fiks, nje Tetor, dita te moshuarve. E kishe per turp te quheshe shqiptar ‘kampion’ por nenen, nenen mos e harro, se te mbajti ne bark 9 muaj, te dha qumesht, te beri te forte ‘kampion’, qumeshti dhe sakrificat e saja te ben ky qe je sot. E di pse shkruajta per ty ‘kampion’ qe te kuptojme ne te tjeret se si nuk duhet te jemi ne jete ‘kampion’. Se jeta nuk eshte medalje, fame, e te besh moral, kur nenen tende e ke harruar. E gjeten komshinjte te dekompozuar, mbase sa dite me pare ka vdekur, mbase nje gote uje do te deshironte ne fund. Iku shpetoi ajo nene dhe shume te tjera nga kampionet e televizioneve, nga medaljet, dekoratat, nga hipokritet qe nenat e tyre i kane nxjerre nga shtepite.”

 

Himarë/ Gjendet e pajetë në banesë nëna e peshëngritësit Pirro Dhima

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";