Pas vendosjes së masës së sigurisë “arrest me burg” për Klodian Çalamanin, nëna e 8 vjeçarit të vrarë kërkon varjen e autorit.

Me lot në sy ajo thotë se kërkon të marrë hakun e djalit të saj ndërsa thekson se përditë do të jenë para gjykatës për të kërkuar drejtësi.

“Kërkoj varjen e atij maskarai, jam e ëma e atij djali, më iku fëmija, iu pre ëndrra në gjysmë, kërkoj varjen në mes të Fierit, ma sillni këtu, duam drejtësi. Ma gënjeu. Ma mashtroi, i tha do iki te shtëpia se kam vëllanë sëmurë, ma groposi. E groposi dhe bënte sikur nuk kishte ndodhur gjë, “ku është Mato”, dua ta djegin tani mes të Fierit dhe të jem e ngopur dhe t’i them cunit ta mora hakun, si mama. Përditë këtu do jemi, nuk ndahemi”, thotë ajo.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";