Nga ngjarja e rëndë që ndodhi pasditen e kësaj të shtune në Fushë-Arrëz ku humën jetën nëna dhe dy vajzat mbeti i plagosur edhe djali i familjes.
Bëhet me dije se djali ka qenë i fundit që shkoi në vendin e ngjarjes.
Advertisement
Fillimisht në kontakt me rrymën elektrike ra njëra prej vajzave teksa bënte dush e pas saj, për ta ndihmuar, shkuan nëna dhe motra.
Ngjarja e rëndë ndodhi në familjen Kola ndërsa mbetën pa jetë nëna Prendusha, 43-vjeç, dhe motrat Sidorela e Emiljana Kola 19 dhe 16-vjeç.
Advertisement