Një person, i paidentifikuar ka vjedhur disa bizhuteri në një market në Vlorë.
Policia njofton se nën kërcënimin e një thike, ai ka marrë një sasi bizhuterish dhe është larguar nga vendngjarja.
Advertisement
Vlorë/Informacion paraprak
Pasditen e sotme, në një market në lagjen “Lef Sallata”, një person i paidentifikuar dyshohet se nën kërcënimin e një mjeti prerës (thikë) ka vjedhur disa bizhuteri dhe më pas është larguar me shpejtësi.
AdvertisementGrupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit.