Është arrestuar në aeroportin e Rinasit Gazmend Haxhia, një nga personat për të cilin ishte lëshuar urdhër arrest për dosjen e SASPAC.
Ndaj tij kishte masë sigurie arrest në shtëpi, por nuk u ekzekutua pasi Haxhia ndodhej jashtë vendit.
Sapo ka mbërritur në vendin tonë ai është ndaluar nga policia.
Kujtojmë që SPAK e ka vënë biznesmenin nën hetim për dosjen e “SASPAC”. Ai akuzohet si bashkëpunëtor i Ilir Beqes për një pagesë kateringu 40 milionë lekë (të vjetra) te restorant “Gzona” për një organizim prej 600 vetash. /vizionplus.tv
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";