Një dëshpërim të madh për dy vendet por mbi të gjitha një mossukses të politikës së Bashkimit Evropian e quajti Zoran  Zaev, bllokimin nga Bullgaria të ecurinë se integrimit Evropian të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.

“Kur Europa të jetë gati ne jemi  gati. Vendimi është shumë i pandershëm për të dyja vendet, por mbi të gjitha është shumë i pandershëm për Shqipërinë”, tha Zaev.

Në konferencën për median, pas Forumit Ekonomik, në Shkup Zaev  gjithashtu deklaroi se vendimi i BE-së është një dëshpërim i madh për ne por edhe një mos sukses i politikës së Bashkimit Evropian, pas bllokimit të Bullgarisë.

“Ne nuk jemi vetëm dhe nuk jemi të izoluar. Ne dhe populli shqiptarë kanë përpara rrugën e njëjtë drejt BE-së dhe ne nuk jemi vetëm, ndajmë politikën evropiane. Në këtë rrugë së bashku me ne janë edhe Serbia, Mali i Zi, Kosova dhe Bosnja. 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Popujt tonë dhe qeveritë tona në mes të Ballkanit demonstrojnë vlera evropiane, ne me shpejtësi të madhe jemi nis në mënjanimin e barrierave dhe pengesave mes nesh.

Kemi sfida të përbashkëta dhe kultura të përbashkëta. Këtu jam bashkë me kryeministrin Rama që të paralajmërojmë se edhe më shumë do ti afrojmë popujt tanë” deklaroi Zaev në konferencën e përbashkët me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.