Anëtari i kryesisë së Partisë Demokrtike, Arben Ristani ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në një bisedë për hapjen e negociatave në studion e lajmeve në Vizion Plus me moderatorin Aleksandër Furxhi.
Ristani tha se hapja negociatave është një lajm i shumëpritur për të gjithë shqiptarët por sipas tij integrimi u bllokua nga Rama në vitin 2011.
Megjithatë edhe pas kaq shumë vitesh, Arben Ristani nuk sheh angazhim dhe vullnet për për të ecur drejt BE.
“Mund t’ju them që qeveria Rama ose vetë Rama e ka penguar integrimin e Shqipërisë në BE që në vitin 2011 kur refuzoi të votonte tre ligjet dhe sot Shqipëria do t’i kishte hapur negociatat. Sot, pavarësisht se kaq vonë unë nuk shoh te qeveria angazhim dhe vullnet të mirë për të ecur në rrugën e integrimit duke patur parasysh faktin që janë duke u punuar dhe u vënë në axhendë për tu miratuar ligje që BE nuk i do, siç janë amnistia fiskale apo legalizimi i kanabisit. Gjithsesi hapja e negociatave nga BE është një lajm i mirëpritur për shqiptarët dhe do të bëjë presionin e duhur dhe do të vendosë Shqipërinë në monitorim.”
Advertisement
Përsa i përket qëndrimit të ndërkombëtarëve nga BE apo SHBA ndaj Sali Berishës si lider, Ristani tha se PD është e bazuar në vullnetin e anëtarëve të saj dhe janë pikërisht ata që vendosin për drejtuesin e partisë së tyre.
Në mbyllje të bisedës i pyetur nga moderatori, Ristani u shpreh se nuk ka asnjë informacion për diskutimet e deputetëve të PD por iu ka bërë thirrje për bashkim në interest të PD e gjithë shqiptarëve.
“Nuk kam dijeni poërveç atyre që ka përcjellë media, do t’i nxisja demokratikët që t’i përgjigjen vullnetit të zgjedhësve të tyre sidomos ata që janë anëtarë të parlamentat për interesat më të mira jo vetëm të Partisë Demokratike port e gjithë shqiptarëve.”