
Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) përshendeti nisjen e procesit të negociatave mes palëve politike për zgjedhjen e Presidenti të ri.
Përmes një postimi në Facebook, OSBE shkruan se ky proces gjithëpërfshirës synon të sjellë në postin më të lartë një personalitet që përfaqëson unitetin e popullit.
Advertisement
“Ndërsa vendi fillon procedurat parlamentare për zgjedhjen e Presidentit të Republikës, Prezenca e OSBE-së në Shqipëri përshëndet një proces përfshirës, i cili do të sjellë në postin më të lartë një personalitet që përfaqëson unitetin e popullit, sikurse përcaktohet në Kushtetutën e Shqipërisë”, deklaron OSBE në reagimin e saj në Facebook.