Tre persona që drejtonin mjetin nën efektin e lëndëve narkotike janë arrestuar këtë të mërkurë.
Policia njofton se ka arrestuar 21-vjeçarin me iniciale E.N., 31-vjeçarin me iniciale S.K. dhe 32-vjeçarin me iniciale D.M. Deri më tani, 21 shoferë kanë rezultuar nën efektin e drogave, pas testimit me aparatin AquilaScan.
Njoftimi i policisë:
Shërbimet e Policisë Rrugore, në vijim të kontrolleve për evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të automjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor apo drejtojnë automjetet, në mënyrë të parregullt, arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, shtetasit:
– S. K., 31 vjeç, D. M., 32 vjeç, dhe E. N., 21 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar automjetet përkatëse, nën efektin e lëndëve narkotike.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
AdvertisementPolicia Rrugore e Tiranës apelon për zbatim me rigorozitet të rregullave të qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin pa pagesë 112, çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor.