Në qeli për abuzim me fondet e SASPAK, Ilir Beqaj kërkon lirimin: Nuk iki jashtë shtetit dhe nuk prish provat

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Në qeli për abuzim me fondet e SASPAK, Ilir Beqaj kërkon lirimin: Nuk iki jashtë shtetit dhe nuk prish provat

Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj kërkon ndryshim të masës së sigurimit nga arrest në burg në një masë me të butë.

Beqaj ndodhet në qeli pasi dyshimeve për abuzimet me fondet e SASPAK. Seanca ka nisur dhe Beqaj është duke dhënë argumetat e tij në lidhje me kërkesën për ndryshim të masës.

Mbrojta e ish-ministrit pretendon, se nuk ka shkaqe të ligjshme për të caktuar masën e sigurimit arrest në burg.

Ata pretendojnë se Beqaj nuk ka arsye të largohet jashtë vendit apo të prish provat.

Advertisement

Beqaj, sipas GJKKO u arrestua nën dyshimet për një skemë korrupsioni me fondet e Agjencisë së Koordinimit të Ndihmës së Huaj (SASPAC). Vetë Beqaj gjatë seancës së parë në gjykatë ka mohuar akuzat, ndërsa ka kërkuar edhe më parë lirinë duke ofruar 50 milionë lekë të vjetra garanci pasurore.

Në vendimin e GJKKO, Beqajt i është vazhduar masa e sigurisë arrest në burg, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërore” kryer në bashkëpunim; “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, “Mashtrim” kryer në bashkëpunim, me pasoja të rënda, si dhe “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim.

Gjithashtu në burg është lënë Ermal Kurtulaj, i cili dyshohet se në bashkëpunim me Beqajn ka abuzuar me fondet e BE-së./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy