Banorët e fshatit Orman kanë  protestuar këtë të martë për mungesën e ujit të pijshëm. Prej 30 vitesh problematika e tyre nuk ka gjetur zgjidhje.

Kjo situatë është përkeqësuar gjatë kësaj vere, ku për rreth dy muaj, 2000 banorët e Ormanit, thahen për ujë.

Të revoltuar banorët tregojnë se ka patur veç premtime elektorale në çdo fushatë, e njëjta ndodhi edhe këtë vit, por gjithçka mbetet në kuadrin e premtimeve.

Banorët ndihen të frikësuar për shwndetin e tyre pasi uji i pakët që shkon në banesa është i ndotur.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kryetari i Bashkisë Maliq, Gëzim Topçiu i kontaktuar nëpërmjet telefonit e pranon situatën dhe shprehet se investimi në rrjet pritet t’i japë fund kësaj problematike për të paktën 4 fshatra.

Investimi i ujësjellësit përfshin 4 fshatra të Bashkisë Maliq dhe pritet të përfundojë pas 2 muajsh e do të lehtësojë  banoret e Ormanit, Kreshpanj, Rembec dhe Pendavinj.