Këtë të premte po zhvillohen zgjedhjet e përsëritura në Tërnoc të komunës së Bujanocit.
Shaip Kamberi është kandidati i vetëm shqiptar që garon për tu futur në Parlamentin serb.
Në lidhje direkte me edicionin e lajmeve në ‘Vizion Plus’, Kamberi tha se është shumë optimist për rezultatin që pritet të përfundojë në më pak se një orë.
“Deri në orën 16:00 kemi patur më shumë se 400 votues në qendrën e votimit, kjo do thotë që deri në orën 20:00 kur mbyllet kjo qendër e votimit kemi mjaftueshëm kohë dhe potencial që t’i arrijmë 610 vota, sa më nevojiten për të siguruar një mandat.
Pra jam shumë optimist se deri në fund të orarit do ti arrijjmë votat e dëshiruara.”- tha Kamberi.
Për sa i përket partive të tjera në Luginën e Preshevës dhe listat e përbashkëta Kamberi tha se hyrja në zgjedhje u bë në dy kocepte politike.
Ai sqaroi se zgjodhi pikërisht atë tradicional së bashku me partitë që u rreshtuan në këtë listë.
“Ishin dy koncepte politike që u ofruan, koncepti politik i pragmatizmit, siç thoshin parti të tjera që nuk u rreshtuan në listën tonë dhe ajo që ne kemi tradicionalisht dhe e kemi zhvilluar si politikë ndaj beogradit dhe një angazhim politik për të drejtat e tona, nuk e kishim të qartë në ato momente se çka nënkupton ai pragmatizëm nëse ka ndonjë ofertë dikush nga Partitë qëndrore në Beograd apo jo prandaj edhe ne vazhduam një politikë bërje tradicionale të cilat i kemi pasur dhe partitë që i kemi pasur dhe që u rreshtuan në këtë listë.”– deklaroi ai.