Në prag të sezonit turistik/ Bllokohen dy mjete lundruese në Vlorë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Në prag të sezonit turistik/ Bllokohen dy mjete lundruese në Vlorë

Policia e Vlorës ka bllokuar ditën e sotme dy mjete lundruese, një skaf dhe një tjetër mjet që përdorej për peshkim.

 

Skafi ndodhet në pronësi të shtetasit me iniciale G. G. Mjeti lundrues u bllokua pasi ky shtetas nuk e kishte regjistruar sipas procedurave ligjore të paracaktuara në ligjin nr.127, të vitit 2020.

 

Advertisement

Për këtë shkelje, pronarit të skafit iu vendos masa administrative 20 000 lekë të rinj.

 

Nga na atjetër, mjeti lundrues flluge që përdorej për peshkim është në pronësi të shtetasit E. M.. Ai u konstatua në një zonë të ndaluar për peshkim, në vijën bregdetare Vlorë – Himarë – Sarandë”.

 

Advertisement

Poilicia deklaron se kontrollet do të vijojnë përgjatë gjithë vijës bregdetare, me qëllim verifikimin e të gjitha mjeteve lundruese që përdoren për aktivitete të ndryshme dhe për evidetimin e rasteve të përdorimit të këtyre mjeteve në mënyrë të kundërligjshme.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy