Në Vlorë për këtë të dielë tragetet janë vetëm në ardhje , pra nuk ka pasagjerë apo tragete që do të dalin nga qyteti bregdeat për shkak se të dielat e shtatorit, pas fluksit të gushtit i janë rikthyer normalitetit të ditëve të pushimit .
Një prej trageteve ka mbërritur rreth orës 08:00 të mëngjesit me pasagjerë nga Italia ndërsa tjetri pritet të mbërrijë në mbrëmje.
Verifikimi i pasagjerëve nga Italia nuk ka shkaktuar probleme dhe radhë në port pasi pasagjerët vetëm sa janë regjistruar si hyrës në vend dhe më pas kanë vazhduar të lirë.
Advertisement
Ndërkohë prej 24 orësh sistemi TIMS në portin dhe doganën e Vlorës nuk punon.
Mësohet se do të vijojë puna me regjistrat portuale duke u shkruar me dore si nje dite me pare.
Advertisement