Vendi ynë do të karakterizohet nga mot me kthjellime dhe vranësira të cilat pritet të shpeshtohen në orët e vona të pasdites duke sjellë edhe reshje shiu.

 

Ultësira perëndimore paraqitet me kthjellime dhe vranësira të lehta, ndërsa zonat përgjatë kufirit lindor do të vijojnë në ndikimin e ngricave dhe temperaturave të ulëta. Mesdita dhe orët vijuese sjellin shpeshtim të vranësirave në të gjithë vendin duke bërë që orët e vona të pasdites të sjellin reshje të pakta shiu e dëbore në veri dhe qendër. Gjatë natës vranësirat dhe reshjet përfshijnë gjithë vendin.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes por edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga –4°C deri në 15°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Jugor, kjo do të bëjë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim 3-4 Ballë.