Policia Kufitare e Durrësit ka shpëtuar dy pjesëtarë të një ekuipazhi. Jeta e këtyre të fundit po rrezikohej nga dallgët e larta dhe era e fortë. Gjatë tentativës për të dalë në breg mjeti lundrues në të cilin gjendeshin dy persona është fundosur.

 

Policia kufitare iu ka ardhur në ndihmë anëtarëve të ekuipazhit duke i shpëtuar. Raportohet se të dy personat janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Njoftimi i plotë:

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Policia Kufitare e Durrësit iu vjen në ndihmë 2 shtetasve, pjesëtarë të ekuipazhit të një mjeti lundrues (çisternë uji) të cilëve po iu rrezikohej jeta në det, për shkak të dallgëve të larta dhe erës së fortë.

 

Mjeti lundrues i tyre, gjatë tërheqjes nga një rimorkiator, për ta nxjerrë në radë, u fundos për shkak të dallgëve të larta dhe erës së fortë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Salla operative e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës ka marrë njoftim se për shkak të një defekti teknik, një mjet lundrues (çisternë uji) kishte ndaluar lëvizjen në det dhe se 2 pjesëtarëve të ekuipazhit të tij po iu rrezikohej jeta, nga dallgët e larta të detit dhe era e fortë.

 

Shërbimet e Policisë Kufitare të portit të Durrësit, menjëherë pas marrjes së këtij njoftimi, organizuan punën me qëllim ardhjen në ndihmë shtetasve J. A., 27 vjeç dhe M. T., 64 vjeç, të dy banues në Durrës, pjesëtarë të ekuipazhit të një mjeti lundrues (çisternë uji).

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Falë ndërhyrjes së menjëhershme dhe angazhimit profesional të punonjësve të Policisë Kufitare, me mjetin e tyre lundrues, u bë e mundur nxjerrja në breg të detit, e të dy shtetasve, në gjendje të mirë shëndetësore.

 

Ndërsa mjeti lundrues (çisternë uji) që tërhiqej nga një mjet rimorkiator, me qëllim kryerjen e furnizimit me ujë, sipas kerkesës së paraqitur për furnizim bordi me ujë në një anije, u fundos për shkak të dallëve të larta.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";