Në listën e 50-të më të kërkuarve, arrestohet në Fier 61-vjeçari, akuzohet për vrasje të dyfishtë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Në listën e 50-të më të kërkuarve, arrestohet në Fier 61-vjeçari, akuzohet për vrasje të dyfishtë

Një person i shpallur në kërkim është kapur nga Forcat Operacionale në Fier.

Vizion Plus mëson se bëhet fjal për Pjeter Paçanin, 61 vjeç, banues në Fushë-Kuqe, Laç, pjesë e listës “Top 50 më të kërkuarve”  në shkallë vendi.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tiranë, me vendim Nr.1416 datë05.06.2014, e ka dënuar këtë shtetas me 25 vite burgim për kryerjen e veprave penale “Vrasje ne rrethana cilesuese” dhe “Armëmbajtje pa leje” të parashikuar nga Nenet 79/DH dhe 278/2 të Kodit Penal.

Gjatë momentit të arrestimit, Pacanit i janë gjetur tre automatik dhe pistoleta.

Advertisement

Pjetër Paçani akuzohet për vrasjen e  shtetasve Ndoc Zymaj dhe Vlash Gjeçi. Shkak i këtij krimi të dyfishtë ka qënë një kontratë huamarje mbi 100 mijë euro, e cila nuk është kthyer sipas kohës së parashikuar në kontratë.

Si pasojë e kësaj ka lindur një konflikt, ku palët janë konfliktuar nëpërmjet mesazheve telefonike dhe bisedave, duke ofenduar njëri-tjetrin. Për pasojë Pjetër Paçani, ka marrë një pistoletë dhe ka shkuar në një lokal ku pinin kafe shtetasin Vlash Gjeçi dhe Ndoc Zymaj.

Sapo ka hyrë në lokal, Paçani ka nxjerrë armën dhe ka pohuar “…mos lëvizni…” dhe ka qëlluar disa herë në distancë të afërt në drejtim të viktimave dhe duke shqiptuar fjalët” “…më shani prap me nënë e motër…”.

Pas kësaj teksa ka dalë nga lokali, i është drejtuar shtetasit Arben Gjokola “…ti mos lëviz…” dhe ka hipur në automjetin tip “Porsche” dhe është larguar pa u arrestuar. Ndërkohë njëri nga viktimat Vlash Gjeçi, teksa ishte ende gjallë ka shqiptuar fjalët “…na preu në besë…”, fakt i cili është shprehur në gjykatë dhe nga dëshmitari Gjokola./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy