Në gjendje të dehur qëlluan me armë në Shkodër, policia arreston dy vëllezërit dhe kushëririn e tyre me precedent kriminalë (EMRAT)

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Në gjendje të dehur qëlluan me armë në Shkodër, policia arreston dy vëllezërit dhe kushëririn e tyre me precedent kriminalë (EMRAT)

Policia e Shkodrës ka arrestuar 3 persona, të cilët në orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune kanë qëlluar me armë zjarri në ajër.

Në pranga kanë rënë Vikor Marku, 38 vjeç,  person me precedent kriminal në fushën e krimeve kundër personit dhe dy vëllezëerit Ndok Marku, 48 vjeç e Lekë Marku 35 vjeç.

Sipas bluve, të tre të arrestuarit e kanë kryer këtë veprim në gjendje të dehur.

“Në vijim të veprimeve hetimore,  specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shkodër bënë arrestimin e shtetasve të shoqëruar, të dyshuar si autorë të ngjarjes, konkretisht shtetasit:

Advertisement

V. M., 38 vjeç, person me precedent kriminal në fushën e krimeve kundër personit dhe të vëllezërve  N. M., 48 vjeç e L. M., 35 vjeç,  të tre banues në Shkodër.

Nga hetimet e kryera në bashkëpunim me Prokurorinë, dyshohet se këta shtetas, në gjëndje të dehur kanë qëlluar me armë zjarri në ajër”, njoftoi policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy