Kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Vlorës Ermal Dredha ka një vizion të qartë për zhvillimin e qytetit bregdetar.
Në një intervistë për Vizion Plus, Dredha tha se janë shumë projekte strategjike që presin të marrin jetë gjatë mandatit të ardhshëm.
Ai shtoi se emri i tij ishte një propozim nga vetë kryeministri Edi Rama, që më pas u votua në Kryesinë e PS-së së Vlorës.
“Ka filluar me një propozit të ardhur nga kryeministri Edi Rama, më pas ka vijuar edhe me votimin në PS e Vlorës. Është një angazhim i imi sepse i ndjej borxh qytetit që më rriti dhe më edukoi.
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";Nuk shikoj kandidat në garë. Këtu është vendosur një vizion i qartë nga qeveria shqiptare. Ka disa projekte strategjike që kanë filluar, duke përmendur këtu Lungomaren që zgjatet në të dyja drejtimet. Është projekti për aeroportin e Vlorës, i cili ka filluar dhe po ecën me ritme të konsiderueshme, apo bypass-i i ndërtuar nga qeveria shqiptare dhe aksesimi që kemi ne në pjesën tjetër të jugut nëpërmjet tunelit të Llogarasë apo mund të përmendim edhe projektin e madh që po fillon tani Vlora Marina. Të gjitha këto janë vizione të qarta se ku duam ta çojmë qytetin”.
Dredha shtoi se duhet rishikuar administrata dhe një frymë e re për Bashkinë e Vlorës.
“Pika të dobta nuk shikoj, por shikoj që duhet një frymë e re në bashki. Duhet të krijohet një administratë e fokusuar tek qytetarët. Ka probleme me rrugët e brendshme, pastrimin dhe ndriçimin. Flota që është aktualisht nuk është e mjaftueshem dhe duhet ta aksesojmë”.