Në garë për Bashkinë e Vlorës/ Dredha zbulon vizionin e tij, këto janë projektet që do zhvillohen

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Në garë për Bashkinë e Vlorës/ Dredha zbulon vizionin e tij, këto janë projektet që do zhvillohen

Kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Vlorës Ermal Dredha ka një vizion të qartë për zhvillimin e qytetit bregdetar.

 

Në një intervistë për Vizion Plus, Dredha tha se janë shumë projekte strategjike që presin të marrin jetë  gjatë mandatit të ardhshëm.

 

Advertisement

Ai shtoi se emri i tij ishte një propozim nga vetë kryeministri Edi Rama, që më pas u votua në Kryesinë e PS-së së Vlorës.

 

“Ka filluar me një propozit të ardhur nga kryeministri Edi Rama, më pas ka vijuar edhe me votimin në PS e Vlorës. Është një angazhim i imi sepse i ndjej borxh qytetit që më rriti dhe më edukoi.

 

Advertisement

Nuk shikoj kandidat në garë. Këtu është vendosur një vizion i qartë nga qeveria shqiptare. Ka disa projekte strategjike që kanë filluar, duke përmendur këtu Lungomaren që zgjatet në të dyja drejtimet. Është projekti për aeroportin e Vlorës, i cili ka filluar dhe po ecën me ritme të konsiderueshme, apo bypass-i i ndërtuar nga qeveria shqiptare dhe aksesimi që kemi ne në pjesën tjetër të jugut  nëpërmjet tunelit të Llogarasë apo mund të përmendim edhe projektin e madh që po fillon tani Vlora Marina. Të gjitha këto janë vizione të qarta se ku duam ta çojmë qytetin”.

 

Dredha shtoi se duhet rishikuar administrata dhe një frymë e re për Bashkinë e Vlorës.

 

Advertisement

“Pika të dobta nuk shikoj, por shikoj që duhet një frymë e re në bashki. Duhet të krijohet një administratë e fokusuar tek qytetarët. Ka probleme me rrugët e brendshme, pastrimin dhe ndriçimin. Flota që është aktualisht nuk është e mjaftueshem dhe duhet ta aksesojmë”.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy