“Në dhjetor-janar, bum vizitorësh në Korçë”, Filo tregon sfidën kryesore në turizëm

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Në dhjetor-janar, bum vizitorësh në Korçë”, Filo tregon sfidën kryesore në turizëm

Korça shënoi fluksin më të madh të vizitorëve në muajt dhjetor-janar. Kryebashkiaku, Sotiraq Filo në një intervistë për “Quo Vadis”, u shpreh se izolimi nga COVID bëri që shumë shqiptarë mos t’i kalonin pushimet e fundvitit jashtë vendit, por të vizitonin Korçën.

 

“Vjet ishte një vit i vështirë, jo vetëm për Shqipërinë, por për të gjithë globin, për shkak të pandemisë. Korça ia ka dalë që ta përballojë me sukses këtë periudhe. Dhjetori dhe janari i vitit 2021 kanë qenë muajt më të mirë. Mbyllja bëri që shumë klientë që i kalonin pushimet e fundvitit jashtë Shqipërisë, vizituan Korçën. Kemi patur një fluks shumë të madh vizitorësh në këto dy muaj.”

 

Advertisement

Por, çfarë e bën Korçën një destinacion të preferuar për pushuesit?

 

“Është një kompleks faktorësh që e bëjnë Korçën atraktive për vizitorët; duke filluar nga infrastruktura e transformuar, investimet në trashëgiminë kulturore, jeta e natës, me serenatat dhe muzikë live është patjetër një element që na veçon, gjithashtu edhe kulinaria. Eksperienca që përjetohet në Korçë është unike.”

 

Advertisement

Sotiraqi tregoi se një nga sfidat kryesore është që krahas turistëve vendas, Korça të vizitohet edhe nga turistë të huaj.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy