Shoferi 23-vjeçar që shkaktoi aksidentin e të dielës në segmentin rrugor Fushë Krujë-Tapizë u prangos këtë të hënë nga policia.
Teksa drejtonte mjetin tip “Benz”, ai u përplas me një makinë tip “Opel” dhe me mjetin tip “Jeep”.
Advertisement
Për pasojë, u lënduan një fëmijë 7 muajsh dhe një 32-vjeçare që ndodheshin në mjetin tip “Benz”, si edhe një fëmijë 1 vjeç dhe një 47-vjeçar, pasagjerë në “Opel”.
Të plagosurit ndodhen në spital, pa rrezik për jetën.
Advertisement