Duke vlerësuar se deri tani kanë dhënë ndikim pozitiv në mbajtjen nën kontroll të virusit, Komiteti Teknik i Ekspertëve vendosi që masat anti-COVID të ngelen në fuqi siç janë.

 

Në daljen e kësaj të mërkure për mediat, kryetarja e Komitetit, Mira Rakacolli deklaroi se pavarësisht rënies së numrave të infeksionit, rreziku mbetet.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Pavarësisht uljes së indikatorëve, mbeten në nivelin që të sugjeron që situata vazhdon të jetë delikate dhe jo një situatë ku duhet të jemi të kënaqur. Komiteti ka vendosur që masat të mbeten në të njëjtin nivel edhe për dy javë tjetër.”

 

Në këtë mënyrë, ora policore do të vijojë të jetë ora 20.00, kur do të mbyllet gjithçka do të ndalohet qarkullimi. Shkollat do të vazhdojnë mësimin online, fluturimet me Britaninë e Madhe do të vijojnë të jenë të pezulluara, ndërsa grumbullimet me më shumë se 10 vetë, të ndaluara.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Një vendim i tillë vjen një ditë para se partitë politike të nisin zyrtarisht fushatën elektorale për 25 prillin.