Shoqata e ndërtuesve ka ngritur shqetësimin lidhur me çmimet e reja të referencës së pronave, duke theksuar se preken jo vetëm ndërtuesit, por edhe klientët. Lidhur me këtë, në një intervistë për Vizion Plus, kreu i Shoqatës së Ndërtuesve, Ilir Hebovija ka ndarë shqetësimet e sektorit të ndërtimit nga ky ligj.

 

A mund te na tregoni sa me qarte dhe thjesht si ndikon vendimi i qeverise per referencat, ne rritjen e tre taksave per sektorin e ndertimit?

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Sensibilizimi vjen nga Shoqata e Ndërtuesve, por ky është një problem që prek kryesisht të gjithë banorët e Tiranës, me një shembull të thjeshtë, nëse në zonën e ish-Fushës së Aviacionit, referenca për shit-blerje ishte 1 mijë euro, sot me ndryshimin e referencave është 2 mijë euro. Asnjë qytetar, pavarësisht se si e vlerëson banesën e tij, mund ta shesë me çfarëdo lloj çmimi, por do paguajë taksë me 2 mijë euro metri katror, sipas referencës”, deklaron ai duke nënvizuar se bëhet fjalë për një dyfishim të kësaj takse të çmimit të referencës, duke shtuar se preken edhe kontrata që janë lidhur më herët.

 

Sot u tha se apartamentet mund te shtrenjtohen me 35 per qind: si keni arritur ne kete konkluzion?

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Kemi bërë një mesatare sepse çmimet në zona të caktuara mund të rriten 150 euro për metër katror deri në 300 euro për metër katror, sipas ndryshimit të kësaj reference në mënyrë arbitrare”, thekson ai duke shtuar se kjo është një manovër e Ministrisë së Financave.

 

Shume ndertues kane pezulluar procesin e zbardhjes se lejeve te ndertimit qe tashme jane miratuar: cfare do te thote kjo, duke patur parasysh kontratat me pronaret e tokes apo edhe me klientet?

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Kjo ka pasoja katastrofike, sepse në momentin që një ndërtues duhet të paguajë shuma të konsiderueshme, miliona euro, në bashkinë e Tiranës, për taksat, në mënyrë që të zbardhet leja e ndërtimit dhe të fillojnë punimet”, thekson ai.