Seanca e posaçme parlamentare, e cila ishte planifikuar të mbahej këtë të hënë në orën 18:00, është shtyrë për ditën e nesërme, (30 korrik 2024).

Në këtë seancë pritet të votohen ministrat e rinj të kabinetit qeveritar, ndryshime të cilat u bënë të ditura nga kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij në Kongresin e Partisë Socialiste.

Kryeministri Rama menjëherë pas mbylljes së Kongresit u shfaq në Presidencë për të paraqitur propozimet e tij, të cilat dekretohen nga Kreu i Shtetit, Bajram Begaj.

Rama propozoi që Elisa Spiropali të marrë postin e kryeparlamentares, pas dorëheqjes së Lindita Nikollës./vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";