Tre ministrat e rinj të kabinetit qeveritar po kryejnë ceremoninë e betimit në Presidencë.
Ministrat do të betohen me dorë në Kushtetutë, pas dekretimit të emërimit të tyre nga Kreu i Shtetit, Bajram Begaj dhe votimin në parlament.
Minsitrat e rinj u votuan në seancën e posaçme të Kuvendit, pas lëvizjeve në qeveri, të cilat u bënë të ditura nga kryesocialisti Edi Rama, në Kongresin e PS.
Emërimet:
Advertisement
Ministër Shteti për Parlamentin- Taulant Balla- Zëvendëson Elisa Spiropalin
Ministër i Brendshëm- Ervin Hoxha- Zëvendëson Taulant Ballën
Ministër i Financave, Petrit Malaj- Zëvendëson Ervin Meten
Ministër i Mbrojtjes- Pirro Vengu- Zëvendëson Niko Peleshin