Ndryshimet në qeveri/ “Mbërrijnë” në Presidencë emrat e ministrave të rinj

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ndryshimet në qeveri/ “Mbërrijnë” në Presidencë emrat e ministrave të rinj

Kanë mbërritur në Presidencë emrat e ministrave të rinj, të cilët u prezantuan ditën e hënë nga kryeministri Edi Rama në Asamblenë e Partisë Socialiste.

 

Emrat e ministrave të rinj, priten që të dekretohen nga presidenti Bajram Begaj.

 

Advertisement

Në Asamblenë e PS, Rama bëri të ditur 7 lëvizje në ministri të ndryshme, ku në sy ranë hyrjet e reja, por edhe “shkëmbimi” i posteve.

 

Dy ndër lëvizjet më thelbësore janë ato që përfshijnë ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme, si dhe Ministrinë e Financave.

 

Advertisement

Në krye të diplomacisë shqiptare, si ministër  MEPJ do të jetë, Iglis Hasani, i cili vitet e fundit ka mbajtur një sërë pozicionesh të rëndësishme për Shqipërinë në OSBE. Hasani zëvendëson në këtë post, Olta Xhaçkën.

 

Në krye të Financave është propozuar nga kreu i qeverisë, Ervin Mete, i cili deri më tani ka mbajtur postin e zëvëndësministrit.

 

Advertisement

Mete do të marrë drejtimin e ministrisë, duke zëvendësuar Delina Ibrahimaj. Kjo e fundit do të jetë në krye të ministrisë për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit.

 

Rama propozoi ndryshim edhe në krye të Ministrisë së Shëndetësisë, ku me largimin e Ogerta Manastirliut, në krye të këtij institucioni do të jetë Albana Koçiu, e cila deri më tani ka qenë drejtuese e DAP.

 

Advertisement

Por, Manastirliu qëndron në kabinet, duke u ‘spostuar’ ministre e Arsimit.

 

Sikurse edhe pritej, Frida Krifca është larguar nga kabineti qeveritar dhe do të zëvendësohet nga Anila Denaj.

 

Advertisement

Futet në qeveri edhe nënkryetari aktual i Bashkisë së Tiranës, Arbian Mazniku, i cili do të jetë ministër Shteti i Pushtetit Vendor.

 

Si pasojë e këtyre ndryshimeve në kabinetin qeveritar, pesë drejtues të ministrive të ndryshme, largohen nga kabineti qeveritar. Edona Bilali, ministre për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, largohet nga radhët e kabinetit qeveritar.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy