Ndryshimet kushtetuese në Serbi, deputeti shqiptar kërkon heqjen e preambulës për Kosovën

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ndryshimet kushtetuese në Serbi, deputeti shqiptar kërkon heqjen e preambulës për Kosovën

Debati për ndryshimet kushtetuese në parlamentin e Serbisë u shoqërua me përplasje të forta verbale. Protagonistët kryesorë ishin deputeti shqiptar i Luginës së Preshevës, Shaip Kamberi, dhe kryeministrja, Ana Brnabic.

Kamberi foli për një ndryshim tërësor të kushtetutës dhe përmendi si problematike, preambulën që përcakton Kosovën si pjesë të Serbisë.

“Edhe pse shumë autorë e konsiderojnë pa efekt juridik, nuk është e detyrueshme, qoftë për shkak të natyrës së saj tepër formale nuk ka sanksione, qoftë sepse nuk konsiderohet normë juridike, sepse nuk parasheh rregula të sjelljes. Preambula e Kushtetutës gjithashtu paraqet pengesë për integrimin europian të Serbisë. Një preambulë e këtillë është pengesë serioze për normalizim të raporteve me Kosovën.”, deklaroi Kamberi.

Kjo deklaratë irritoi kryeministren Brnabic që foli me një ton denigrues ndaj Kosovës, duke theksuar se është e pavarur po aq sa një lagje e Beogradit.

Advertisement

“Nuk është e drejtë t’i referohemi kushtetutës së Kosovës sepse jeni anëtar i parlamentit të një vendi ku bën pjesë si territor. Është krahina jonë dhe duhet ta respektoni ktë. Nuk ka kushtetutë të Kosovës për këtë parlament dhe ata fituan pavarësinë pa pyetur askënd, as edhe një qytetar të vetëm.”, theksoi ajo.

Deputet ishqiptar I parlamentit serb tha se grupi parlamentar i Luginës së Preshevës nuk do të marrë pjesë në ndryshimin e pjesshëm të kushtetutës. Viktimat e luftës së fundit me Kosovën ishin një tjetër temë debati.

Kryeministrja Brnabic, tha se i vjen keq për të gjithë të vrarët, familjet e tyre dhe të gjithë të zhdukurit që kërkohen ende, ndërsa pretendoi se Serbia ka hetuar të gjitha varret në territorin e saj që janë sinjalizuar nga Kosova dhe Kryqi I Kuq ndërkombëtar, përveç dy rasteve që po shqyrtohen aktualisht.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy