Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, ka larguar nga drejtimi i Drejtorisë së Policisë Kriminale, Tonin Vocaj.
Në vend të Vocaj, ka emëruar Neritan Nallbatin, i cili aktualisht mban detyrën e Drejtorit në Policinë e Durrësit.
Advertisement
Ndërsa mësohet se vetë Tonin Vocaj, është emëruar Zv/drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit dhe Drejtor i Rendit dhe Sigurisë Publike. Ky post mbahej nga Albert Dervishi.
Dervishi ëhstë transferuar në Akademinë e Sigurisë.
Advertisement