Ndryshime raportohen në radhët e Policisë së Shtetit. Jetnor Shira do të jetë shefi i ri i qarkullimit rrugor të Tiranës, ndërsa zëvendëson në këtë detyrë Taulant Gjokën.
Mësohet se Gjoka është emëruar specialist i sigurisë rrugore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
Advertisement
Deri më tani nuk dihen ende arsyet e këtyre lëvizjeve në strukturat e Policisë së Shtetit.