Ndryshime të reja brenda rradhëve të Policisë së Shtetit.
Drejtori i Përgjithshem Muhamet Rrumbullaku ka firmosur të tjera ndryshime në strukturat e policisë. Petrit Halo, i cili deri tani drejtonte Komisariatin nr 4 në Tiranë, ka kaluar në krye të Komisariatit nr 1.
Këtë të fundit deri para një muaji e drejtonte Bujar Mehmeti. Mehmeti u pezullua në sajë të hetimeve për ndertimet pa leje që u evidentuan kryesisht në zonën e liqenit.
Mehmeti është tranferuar në Drejtori të Përgjithshme konkretisht në Drejtorinë e Standarteve, aty ku ishte përpara se të bëhej Shef Komisariati.
Ndërkohë në krye të Komisariatit nr 4 është vendosur Luan Hyseni. Burime bëjnë me dije se janë kryer të paktën 30 ndryshime brenda rradhëve të Policisë së Shteti, ku janë përfshirë edhe studentët ekselentë që janë vendosur në emërimet e reja.