Sipërfaqja e lumit Gjanica në Fier është ndotur nga mbetjet hidrokarbure, të cilat ashtu si herë të tjera janë derdhur në ujërat e Gjanicës.
Era e keqe, e cila përbën shqetësim serioz për banorët e qytetit të Fierit ndihet në të gjithë zonën.
Qytetarët akuzojnë autoritetet vendore se e nuk ushtrojnë kontrolle për të ndëshkuar përgjegjësit e ndotjes.
Banore
Te helmon era e gazit. Vjen shpesh. Shume e rende eshte aroma. Duhet te kete kontroll. Nuk duhet ta lene keshtu Gjanicen.
Advertisement
Banore
Era e keqe na shqeteson shume. Kontrolli eshte i dobet. Mbi Uzine, lumi eshte i paster. Nga Uzina e poshte sic e shikoni.
Advertisement
Edhe pse ndotja e lumit Gjanica është një fenomen i përsëritur Inspektorati i Mjedisit nuk marrë asnjë masë për të ndalur fajtorët.
Ndërsa gjobat e vendosura gjatë viteve të fundit kanë përfunduar në procese gjyqësore dhe ende nuk janë shlyer detyrimet nga kompanitë e hidrokarbureve.