Kryeministri Edi Rama ka publikuar pyetjen e nëntë në kuadër të nismës së Këshillimit Kombëtar.

 

Bëhet fjalë për ndotjen e hapësirave publike, teksa Rama pyet qytetarët nëse duhet të ketë ndëshkime, penalizme për subjektet apo këdo tjetër që ndotin mjedisin.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Çdo shtëpi shqiptare do të marrë me postë një pyetësor të Këshillimit Kombëtar, ku janë ngritur pyetje për vendime me rëndësi për familjet shqiptare, bashkëjetesën tonë demokratike dhe politikën e jashtme të Shqipërisë. Më të moshuarit mund ta plotësojnë pyetësorin me dorë dhe të na e ridërgojnë me postë pa asnjë shpenzim. Më të rinjtë mund ta japin opinionin e tyre përmes faqes së Këshillimit Kombëtar online https://keshillimikombetar.al/ Është koha të flasim më shumë si shqiptarë, si qytetarë, si njerëz, se sa si luftëtarë llogoresh, mllefesh, inatesh kundër njëri-tjetrit… Është koha të dëgjohemi për mendimet dhe idetë e secilit për shtëpinë tonë të përbashkët, Shqipërinë”- shkruan ai.