Gjykata e Posaçme ka lënë në burg, 38-vjeçarin Arian Cengu, i arrestuar me akuzën e ushtrimit të ndikimit të pa ligjshëm me qëllim lirimin e një të arrestuari për kundërshtim të punonjësve të policisë.
38-vjeçari që kohët e fundit punonte si avokat, akuzohet se ka ndikuar në mënyrë të pa ligjshme, në vitin 2021 për zbutjen e masës së sigurisë, ndaj shtetasit Fatri Iseberi.
Advertisement
Ky i fundit pas lirimit nga burgu ka arritur të punësohet në Policinë e Shtetit, por në vitin 2022, përfundoi sërish në pranga. Ai rezultoi nga përgjimet, si i implikuar në aferën e kalimeve të paligjshme në pikën kufitare të Morinës mes Shqipërisë dhe Kosovës.