Presidenti Ilir Meta ka postuar një foto pak para ndeshjes së kombëtares sonë me Andorrën, ku shprehet se janë bashkuar për ta ndjekur këtë sfidë në shtëpinë e djalit të Ylli Bodinakut, të cilin e quan “foshnja i demokracisë”, pasi hyri 3 muajsh në ambasadë gjermane kur babai i tij shembi me “Sauel” murin.
Meta thotë se Rikel Bodinaku e uroi dje për ditëlindjen, kurse sot është ai që i shkon në shtëpinë e tij për ta uruar.
“Dje Rikeli më uroi mua për ditëlindjen. Sot është kënaqësia ime të uroj Rikelin në shtëpinë e tij për ditëlindjen. Rikeli është “foshnja” e Demokracisë pasi hyri tre muajsh në Ambasadën Gjermane, më 2 korrik 1990, me “Saurelin”, që shembi murin, falë babait të tij, Ylli Bodinakut. Jam i lumtur që ai as nuk e mendon të largohet nga Shqipëria dhe beson te Demokracia. Nga Sauku, duke pritur ndeshjen e kuqezinjve, ju urojmë dhe atyre fitore!”