Ndërtimi “marshon” edhe në pandemi/ Instat: 598 leje vetë në gjysmën e këtij viti

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ndërtimi “marshon” edhe në pandemi/ Instat: 598 leje vetë në gjysmën e këtij viti

Ndërtimi është sektori I cili nuk po njeh ndalje përgjatë gjithë përiudhës së pandemisë. Rritja konstatohet si në numrin e lejeve të dhëna nga njësitë vendore ashtu edhe në sipërfaqet që jepen për ndërtim.

Duke ju referuar të dhënave më të fundit nga instituti i statistikave, në 6 muajt e parë të këtij viti janë dhënë gjithsej 598 leje ndërtimi, ose 43 % më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë.

 

Edhe sipërfaqja e miratuar për ndërtim ka arritur në 544 mije metra katrorë në 3 mujorin e dytë ose 68% më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë.

Advertisement

 

Peshën më të madhe e mban kryeqyteti ku bashkia ka miratuar 373 mijë metra katror ndërtime të reja, e ndjekur nga bashkia Durrës me 77 mije .

 

Sipas Instat ndërtimet që dominojnë janë ato për banim, rreth 70 % e tyre.

Advertisement

 

Ndërtimi së bashku me tregun imobiliarë ishin dy sektorët që nuk njohen krizë gjatë periudhës së vështirë të izolimit por edhe gjatë gjithë kohës së kufizimeve të pandemsië.

 

Të dy sektorët ndikun që rënia ekonomike të mos ishte sipas skenarëve më pesimitë të parashikuar.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy