Këtë të premtë është hapur kantieri i ndërtimit të spitalit të ri të Fierit i cili pritet  të inalizohet në nje kohë rekord, brënda 3 muajve.

 

Gjatë inspektimit ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku tha se procësi i shpronësimit është kryer me sukses ashtu si edhe bashkëpunimi institucional.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

BELINDA BALLUKU

MINISTRE E INFRASTRUKTURES DHE ENERGJISE

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kemi mbyllur me sukses fazën e shpronësimit me 12 familje që  ndodhen këtu.. Agjencia e Shpronësimeve ka bërë të gjithë procedurat. Kemi nisur nga puna për kantierin dhe deri ditën e hënë pritet që këtu të ketë mbi 200 punonjës dhe 20 inxhinierë që do të bëjnë gjithçka që duhet sa i përket logjistikës. Kemi marrë masat edhe për punonjësit. Një pjesë e mirë e tyre vijnë nga Turqia por ketë edhe punonjës vendas. Kemi nisur kontakte me kompani vendase dhe punonjës nga zonat këtu që kanë eksperiencë në ndërtim. Do të pritet më pas për grupe që do të merren me pjesën elektrike. Jemi në afate. Moti nuk ka qenë shumë i mirë dhe nuk do jetë deri në fundjavë. Punëtorët që do vijnë janë shumë. Grupet e punës janë në terren edhe gjatë turnit të tretë.

 

 

Ndërsa e vetmja kërkesë e kryeministrit Rama ishte që banorëve të shpronësuar tu krijohen mundësi për punësim në kantier.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

 

EDI RAMA

KRYEMINISTER

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

 

Unë kam një kërkesë që atyre familjeve që janë shpronësuar në mirëkuptim, duhet t’i takosh, që nga ata që takova atë ditë, t’i ofroni mundësi të punojnë këtu në bazë të aftësive dhe mundësisë së tyre. Që nga roje kantieri, teknik apo çfarëdo aftësie të kenë. Duhet t’i kontaktosh sot dhe t’i jepni mundësi që të përfshihen. Ata duhet të jenë të parët në listë” 

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu pohoi se pajisja e spitalit me Infrastrukturën e nevojshme dhe administrimi i tij do të bëhet nga donatorët turq.

 

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

MINISTRE E SHENDETESISE

 

OGERTA MANASTRILIU

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Kemi përfunduar me homologët turkë procedurat për pajisjet dhe aparaturat. Shërbimet janë përcaktuar nga ekspertët e të dy palëve. Është me të gjithë pajisjet mjekësore dhe të gjitha shërbimet. Do përshihen shërbimet e urgjencës dhe kirurgjisë si dhe do ketë departament për kirurgjinë speciale”

 

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në këtë spital do të jenë të gjithë repartet e nevojshme, madje edhe një pavjon Covid, si shtesë për kapacitetet spitalore në luftën me koronavirusin.