Ndërron jetë shkrimtari dhe akademiku i njohur, Luan Starova

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ndërron jetë shkrimtari dhe akademiku i njohur, Luan Starova

Ndërron jetë në moshën 80-vjeçare shkrimtari dhe akademiku Luan Starova.

 

Lajmin e ka bërë të ditur Qendra Kombëtare e Librit. Luan Starova, si një nga personalitetet më larta të kulturës shqiptare, gjatë jetës së tij botoi një sërë veprash që kanë gjetur vend në historinë e letërsisë tonë.

 

Advertisement

Starova botoi 7 romane, dy vëllime me tregime, një poezi, disa vëllime me ese dhe studime. Gjithashtu Luan Starova ka përkthyer edhe vepra të poetëve të njohur francezë në gjuhën shqipe dhe atë maqedonase.

 

Pas botimit të katër romaneve të para në frëngjisht: tre nga “Fayard” në Paris ( “Librat e Babait”, “Koha e dhive” dhe “Muzeu i ateizmit” ) dhe një prej “Les Editions de l’Aube” ( “Bregu i egzilit” ), disa nga veprat e tij u përkthyen në 14 gjuhë të ndryshme.

 

Advertisement

Luan Starova lindi në Pogradec më 1941. Për një periudhë kohe, Starova punoi si gazetar, ndërsa më pas u pranua asistent në Katedrën e Gjuhës dhe Letërsisë frënge në Fakultetin Filologjik të Shkupit, në të cilën ka qenë profesor i rregullt i letërsisë frënge.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy