Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet mbi rrethanat e vdekjes së 27-vjeçarit, Jani Rustemi.
Burime nga organi i akuzës i kryeqytetit kanë konfirmuar për Vizion Plus regjistrimin e procedimit. Hetimet nisën pas referimit të ardhur në Prokurorinë e Tiranës nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore.
Advertisement
Jani Rustemi u vu në pranga për vjedhjen e një tapeti, ndërsa pas arrestimit shfaqi probleme shëndetësore.
Të shtunën ai ndërroi jetë në QSUT, ndërsa raportohet se qëndroi në koma për afro dy javë.
Advertisement
Familjarët e tij kërkojnë që e vërteta të zbardhet ndërsa theksojnë se viktima mund të jetë dhunuar nga policia.